Zjarr në një Mercedes në Shkup, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një automjet i tipit “Mercedes” është përfshirë nga zjarri në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup. Rasti është raportuar në SPB Shkup më 20 shtator, rreth orës 03:05. Automjeti, me targa të Shkupit, është në pronësi të një 54-vjeçari nga Shkup...

shtator 20, 2026 - 14:30
Zjarr në një Mercedes në Shkup, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një automjet i tipit “Mercedes” është përfshirë nga zjarri në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup.

Rasti është raportuar në SPB Shkup më 20 shtator, rreth orës 03:05. Automjeti, me targa të Shkupit, është në pronësi të një 54-vjeçari nga Shkupi.

Në incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve – Shkup.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Flaka

The post Zjarr në një Mercedes në Shkup, ndërhyjnë zjarrfikësit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.