Zjarre në Shkup, policia arreston 5 persona – njëri dyshohet se u vuri flakën kontejnerëve
Policia ka arrestuar pesë persona në dy raste të ndara me zjarre në Shkup. Në Qendër janë djegur kontejnerë nëntokësorë, ndërsa në Butel zjarri ka shpërthyer pasi dyshohet se janë ndezur fishekzjarre në një arë. Pranë Katedrales “Shën Klime...
Policia ka arrestuar pesë persona në dy raste të ndara me zjarre në Shkup. Në Qendër janë djegur kontejnerë nëntokësorë, ndërsa në Butel zjarri ka shpërthyer pasi dyshohet se janë ndezur fishekzjarre në një arë.
Pranë Katedrales “Shën Klimenti i Ohrit”, policia arrestoi një 63-vjeçar nga Manastiri, i cili, sipas MPB-së, ishte vërejtur duke u vënë zjarrin kontejnerëve nëntokësorë në rrugën “Maksim Gorki”.
Në rastin tjetër, në Butel u arrestuan katër persona të moshës 20 deri në 26 vjeç, të dyshuar se ndezën fishekzjarre në një arë, pas së cilës flakët u përhapën dhe dogjën rreth 1.000 metra katrorë bar të thatë.
Të dy zjarret u shuan nga zjarrfikësit, ndërsa policia paralajmëroi kallëzime përkatëse pas dokumentimit të plotë të rasteve.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.