Zjarri i doli nga kontrolli, arrestohet 55-vjeçari nga Gajra
Një 55-vjeçar nga fshati Gajre është privuar nga liria pasi dyshohet se gjatë pastrimit të pronës së tij ka ndezur zjarr, i cili më pas është përhapur në një sipërfaqe më të madhe. Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje,...
Një 55-vjeçar nga fshati Gajre është privuar nga liria pasi dyshohet se gjatë pastrimit të pronës së tij ka ndezur zjarr, i cili më pas është përhapur në një sipërfaqe më të madhe.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje, më 8 shtator 2026, rreth orës 09:30, në vendin e quajtur “Mali Zeska”, nën fshatin Gajre.
Sipas denoncimit, R.S. (55), teksa po pastronte pronën nga bari i thatë dhe shkurret, ka ndezur zjarr. Për shkak të përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe më të madhe.
Zjarri është lokalizuar dhe fikur nga një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë, në bashkëpunim me punonjës të Ekonomisë së Pyjeve.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 55-vjeçarit pritet të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Flaka
The post Zjarri i doli nga kontrolli, arrestohet 55-vjeçari nga Gajra appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.