Zjarri në Bojanë vihet nën kontroll, flakët vijojnë në malin e Kitkës
Zjarri që përfshiu fshatin Bojanë erdhi nga pjesa e Tetovës, ku gjatë ditës së djeshme u vu plotësisht nën kontroll. Por vatra mbetet aktive në malin e Kitkës ku autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha masat për lokalizimin e zjarreve, thonë n...
Zjarri që përfshiu fshatin Bojanë erdhi nga pjesa e Tetovës, ku gjatë ditës së djeshme u vu plotësisht nën kontroll. Por vatra mbetet aktive në malin e Kitkës ku autoritetet kanë ndërmarrë të gjitha masat për lokalizimin e zjarreve, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
“Zjarri që ishte dje në fshatin Bojanë, erdhi nga pjesa e Tetovës. Dje zjarri është shuar plotësisht.00:30-00:51 Kurse zjarri në Kitkë, vazhdon të ketë zjarr aktiv. Sot kemi anagazhuar gjithë resurset shtetërore, 3 avionë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipet e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Pyjet Nacionale dhe ekipet shtesë.Besojmë se sot do të jetë zjarri nën kontroll”, deklaroi Muhamed Ali, Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarri në Kitkë vazhdon tash e dy javë, ku sapo shuhet një vatër, vetëm pas pak shfaqet përsëri një tjetër. Autoritetet dyshojnë se këto zjarre po shkaktohen qëllimisht.
“Kemi angazhuar ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.01:49-02:22 Supozim,sepse vetë personalisht jam në terren dhe vetë e shikoj në disa zona aty zjarret janë qëllimisht.02:15-02:25 Nuk është zjarri që ka ardhur nga fshati Moranë, sepse nuk është i lidhur zjarri. Ka ndërprerje, e kemi shuar me ekipet në terren pastaj ka shpërthyer përsëri. 02:42-02:51 Kemi ndërmarrë masa, kemi ekipet e policisë 24 orë, po e monitorojnë situatën dhe besoj shumë shpejtë do të kemi edhe epilog.03:00-03:04 Nuk kemi ndonjë person të arrestuar”, Muhamed Ali, Qendra për Menaxhim me Kriza.
Megjithatë, situata me zjarret në vend kryesisht është stabile, në përjashtim mbetet zjarri mbi fshtrat e Karshiakës, ku ekipet vazhdojnë të qëndrojnë në terren gjatë gjithë kohës.
Kryeqyteti dje ishte i mbuluar nga tymi dhe ajri i ndotur, si pasojë e zjarrit që ka shpërthye në zonën e fshatit Bojanë, ku të gjitha forcat dhe ekipet kompetente u angazhuan në terren për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit./Alsat.mk.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.