ZNAM-it të Maksit i iku një kryetar dege, shkon në përqafim të Filipçes

Viktor Petkov, kryetar i Organizatës Komunale të ZNAM-it në Kisella Vodë, largohet nga ZNAM-i dhe i bashkohet LSDM-së. “Dimitrievski u premtoi atyre se do të jenë korrektor dhe alternativë, por i keqpërdori për interesat e tij personale të ...

Nëntor 3, 2026 - 23:00
ZNAM-it të Maksit i iku një kryetar dege, shkon në përqafim të Filipçes

Viktor Petkov, kryetar i Organizatës Komunale të ZNAM-it në Kisella Vodë, largohet nga ZNAM-i dhe i bashkohet LSDM-së.

“Dimitrievski u premtoi atyre se do të jenë korrektor dhe alternativë, por i keqpërdori për interesat e tij personale të biznesit. Ai e tradhtoi partinë e tij, i tradhtoi votuesit.
Gënjeshtra të ngjashme po dëgjojmë tani për Platformën ZNAM 2.0. ZNAM-i ishte satelit i Mickoskit për copëtimin e opozitës dhe tani ngadalë po shuhet. U larguan deputetë, këshilltarë, po largohen edhe njerëzit që udhëhiqnin organizatat komunale”, njoftoi LSDM.

Nga partia opozitare theksojnë se qytetarët po kuptojnë se LSDM-ja është e vetmja opozitë e pakontrolluar.

“Dyert e LSDM-së janë të hapura, LSDM-ja është shtëpia jonë e përbashkët.Vazhdojmë së bashku të luftojmë kundër krimit të pushtetit, për një jetë më të mirë të qytetarëve.”, theksoi LSDM.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.