“ZNAM” vazhdon të humbasë kuadro, kryetari i degës në “Kisella Vodë” kalon te LSDM-ja
Viktor Petkov, kryetar i organizatës komunale të partisë ZNAM në Kisella Vodë, është larguar nga partia e Maksim Dimitrievskit dhe i është bashkuar LSDM-së. Lajmin e ka bërë të ditur LSDM-ja, e cila këtë zhvillim e cilëson si një tjetër dës...
Viktor Petkov, kryetar i organizatës komunale të partisë ZNAM në Kisella Vodë, është larguar nga partia e Maksim Dimitrievskit dhe i është bashkuar LSDM-së.
Lajmin e ka bërë të ditur LSDM-ja, e cila këtë zhvillim e cilëson si një tjetër dëshmi të dobësimit të ZNAM-it.
Sipas LSDM-së, pas largimit të deputetëve dhe këshilltarëve, tani partinë po e braktisin edhe drejtuesit e strukturave komunale.
Nga LSDM-ja akuzojnë Dimitrievskin se ka tradhtuar pritjet e anëtarësisë dhe votuesve, ndërsa ZNAM-in e cilësojnë si satelit politik të VMRO-DPMNE-së dhe të kryeministrit Hristijan Mickoski.
LSDM-ja pretendon se mbetet e vetmja opozitë e pakontrolluar në vend./Skopje1.mk
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.