Zonja e dytë e SHBA-së pengohet teksa zbriste nga helikopteri, mbante djalin 3-muajsh (VIDEO)
Zonja e dytë e SHBA-së, Usha Vance, u pengua teksa zbriste nga një helikopter ushtarak në Bazën Ajrore Andrews në Maryland, të hënën, ndërsa mbante djalin e saj tre muajsh, Alec. Në pamjet e publikuara nga revista People, Vance shihet teksa...
Zonja e dytë e SHBA-së, Usha Vance, u pengua teksa zbriste nga një helikopter ushtarak në Bazën Ajrore Andrews në Maryland, të hënën, ndërsa mbante djalin e saj tre muajsh, Alec.
Në pamjet e publikuara nga revista People, Vance shihet teksa humb ekuilibrin në njërën prej shkallëve të helikopterit. Ajo reagoi menjëherë duke kapur kangjellat dhe arriti të stabilizohej, ndërsa foshnja ishte në transportuesin që mbante në trup.
Pas incidentit, Vance kontrolloi djalin e saj, i ledhatoi shpinën dhe më pas vazhdoi të fliste me një pjesëtar të sigurimit. Nuk raportohet që Usha Vance apo foshnja të kenë pësuar ndonjë dëmtim.
Pak çaste më vonë, nga i njëjti helikopter zbritën edhe bashkëshorti i saj, nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, dhe vajza e tyre katërvjeçare, Mirabel.
Nënpresidenti Vance ndodhej në Maryland për të marrë pjesë në një aktivitet të Komitetit Kombëtar Republikan, ku pritej të fliste në mbështetje të senatorit Dan Sullivan.
Paraqitja e Usha Vance vjen disa muaj pas lindjes së fëmijës së saj të katërt. Ajo dhe JD Vance njoftuan më 19 korrik se djali i tyre kishte lindur në Qendrën Mjekësore Walter Reed dhe se si nëna, ashtu edhe foshnja, ishin në gjendje të mirë.
Gjatë shtatzënisë, Usha Vance nisi edhe podcastin “Story Time with the Second Lady”, një program i fokusuar në nxitjen e leximit dhe zhvillimin e interesit të fëmijëve për librat.
"Usha and a couple of the kids are joining. This is Usha’s 50th state, which is why we are bringing a nine week old baby on a seven and a half hour flight to Alaska."
— VP JD Vance https://t.co/WbCIMeVW48
— Howard Mortman (@HowardMortman) October 5, 2026
The post Zonja e dytë e SHBA-së pengohet teksa zbriste nga helikopteri, mbante djalin 3-muajsh (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.