Zubimendi mund të largohet nga Arsenali në janar, dy gjigant evropian në gatishmëri

Martin Zubimendi mund të kërkojë largimin nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse deri atëherë nuk arrin të rikthehet në formacionin e parë të Mikel Artetës. Sipas TEAMtalk, Chelsea dhe Real Madridi vazhdojnë ta monitorojnë situ...

shtator 10, 2026 - 16:30
Zubimendi mund të largohet nga Arsenali në janar, dy gjigant evropian në gatishmëri

Martin Zubimendi mund të kërkojë largimin nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse deri atëherë nuk arrin të rikthehet në formacionin e parë të Mikel Artetës.

Sipas TEAMtalk, Chelsea dhe Real Madridi vazhdojnë ta monitorojnë situatën e mesfushorit spanjoll dhe kanë mbajtur kontakte me përfaqësuesit e tij.

Megjithatë, Zubimendi për momentin nuk e ka marrë një vendim përfundimtar. 27-vjeçari dëshiron fillimisht të luftojë për vendin e tij dhe të bindë Artetën se meriton sërish një rol të rregullt në ekip.

Nëse situata nuk ndryshon deri në hapjen e merkatos së janarit, atëherë largimi nga Emirates mund të bëhet një mundësi konkrete, me Chelsea dhe Real Madridin që pritet të jenë dy destinacionet më serioze për të.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.