Zv/drejtori i Doganave Dauti: “Tregtia e paligjshme s’do të tolerohet!” – Konfiskohen mbi 168 kg duhan në Prilep

Goditje ndaj tregtisë ilegale të duhanit në Prilep: Konfiskohen 168 kilogramë, kapen gjashtë shitës! Një aksion i ri i Doganave në Prilep ka rezultuar me konfiskimin e 168,7 kilogramëve duhan të prerë, për të cilin dyshohet se është shmangu...

Nëntor 11, 2026 - 13:01
Zv/drejtori i Doganave Dauti: “Tregtia e paligjshme s’do të tolerohet!” – Konfiskohen mbi 168 kg duhan në Prilep

Goditje ndaj tregtisë ilegale të duhanit në Prilep: Konfiskohen 168 kilogramë, kapen gjashtë shitës!

Një aksion i ri i Doganave në Prilep ka rezultuar me konfiskimin e 168,7 kilogramëve duhan të prerë, për të cilin dyshohet se është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 463.787 denarësh.

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafë Dauti, njoftoi se gjatë kontrolleve janë identifikuar gjashtë persona që shisnin duhan pa pulla akcize, ndaj të cilëve janë iniciuar procedurat përkatëse.

Ky është aksioni i dytë brenda një periudhe të shkurtër, pas konfiskimit të mëparshëm të 135 kilogramëve duhan.

“Tregtia e paligjshme nuk do të tolerohet!”, deklaroi Dauti, duke paralajmëruar vazhdimin e kontrolleve dhe hetimeve për parandalimin e evazionit fiskal dhe mbrojtjen e konkurrencës së ndershme.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.