Zv/sekretari i qeverisë Hasim Murtezani merr pjesë në Konferencën për përforcimin e mbikëqyrjes në Çeki
Hasim Murtezani nga VLEN, zëvendëssekretar i Qeverisë, po përfaqëson Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e Republikës së Çekisë. Në cilësinë e zv/sekretarit gjeneral të Qeverisë, Murtezani po merr pjesë në konferencën rajonale ku janë të përfshira 17 shtete nga Ballkani dhe Europa. Temë diskutimi e këtij takimi është: “Konferencë rajonale për përforcimin e […]
Hasim Murtezani nga VLEN, zëvendëssekretar i Qeverisë, po përfaqëson Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin e Republikës së Çekisë.
Në cilësinë e zv/sekretarit gjeneral të Qeverisë, Murtezani po merr pjesë në konferencën rajonale ku janë të përfshira 17 shtete nga Ballkani dhe Europa. Temë diskutimi e këtij takimi është: “Konferencë rajonale për përforcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe ligjbërjes”.
Qëllimi i konferencës është të forcojë mekanizmat e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të avancojë praktikat e ligjbërjes dhe kontrollit parlamentar në rajon.