100 prokurorë të shtetit do të angazhohen për zgjedhje – zotim për mbrojtjen e votës së lirë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tha se Prokurori i Shtetit ka bërë “të gjitha përgatitjet e nevojshme” për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor më 28 dhjetor. Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët

dhjetor 26, 2025 - 13:00
 0
100 prokurorë të shtetit do të angazhohen për zgjedhje – zotim për mbrojtjen e votës së lirë
100 prokurorë të shtetit do të angazhohen për zgjedhje – zotim për mbrojtjen e votës së lirë

100 prokurorë të shtetit do të angazhohen për zgjedhje – zotim për mbrojtjen e votës së lirë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tha se Prokurori i Shtetit ka bërë “të gjitha përgatitjet e nevojshme” për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor më 28 dhjetor.

Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje, u tha në njoftim.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”.