Gostivar, rreth 50 punëtorë largohen nga puna në projektin e Bechtel-Enka
Rreth 50 punëtorë, shumica nga Maqedonia e Veriut, janë përjashtuar nga puna në projektin që realizohet nga konsorciumi Bechtel–Enka. Sipas informacioneve të para nga punëtorët e prekur, vendimi është marrë The post Gostivar, rreth 50 punëtorë largohen nga puna në projektin e Bechtel-Enka appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Rreth 50 punëtorë, shumica nga Maqedonia e Veriut, janë përjashtuar nga puna në projektin që realizohet nga konsorciumi Bechtel–Enka. Sipas informacioneve të para nga punëtorët e prekur, vendimi është marrë papritur dhe pa paralajmërim paraprak, njofton Tv Globi, përcjell Gazeta Flaka
Ata thonë se gjatë njoftimit u është komunikuar se arsyeja lidhet me mungesën e mjeteve financiare, përkatësisht me faktin se pagesat për pagat e tyre nuk janë siguruar. Megjithatë, deri më tani nuk ka një sqarim të detajuar zyrtar për këtë zhvillim.
Punëtorët shprehen se kanë mbetur pa punë brenda një kohe shumë të shkurtër, gjë që ka krijuar pasiguri për ta dhe familjet e tyre. Ata kërkojnë që kontratat e punës të respektohen dhe që institucionet shtetërore të përfshihen për të verifikuar situatën.
Në të njëjtën kohë, punëtorët kërkojnë transparencë nga kompania dhe nga institucionet përkatëse, si dhe një zgjidhje të shpejtë që do të sqarojë arsyet e largimit të tyre nga puna.
Rasti tashmë ka ngritur shqetësime më të gjera mes punëtorëve të angazhuar në projektet infrastrukturore në vend, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë lidhur me situatën e krijuar. Gazeta Flaka
The post Gostivar, rreth 50 punëtorë largohen nga puna në projektin e Bechtel-Enka appeared first on Flaka, në çdo lajm... .