14-vjeçari nga Gradeci pëson lëndime të rënda pasi bie me biçikletë
Një i mitur 14-vjeçar nga fshati Gradec, në rrethinën e Gostivarit, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi biçikletën. Ngjarja ka ndodhur më 1 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën lokale nga Gradeci drejt aut...
Një i mitur 14-vjeçar nga fshati Gradec, në rrethinën e Gostivarit, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi biçikletën.
Ngjarja ka ndodhur më 1 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën lokale nga Gradeci drejt autostradës.
Sipas njoftimit të policisë, 14-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Lëndimet e tij janë konstatuar në Qendrën e Urgjencës në Gostivar.
Një ekip i NJPB Gostivar ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa rasti po dokumentohet nga autoritetet.
Flaka
The post 14-vjeçari nga Gradeci pëson lëndime të rënda pasi bie me biçikletë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.