TB
Ora Info Orainfo · November 13, 2026 · Info
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Beharja, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një fotografi të publikuar përkrah bashkëshortit të saj, pas zhvillimeve të fundit në spektaklin Prime.
Largimi i saj i papritur nga shtëpia kishte nxitur reagime dhe aludime të shumta, mes të cilave edhe pretendime se afrimiteti me Fuegon mund të kishte ndikuar në vendimin e saj për të ndërprerë garën.
Kjo çështje u diskutua edhe gjatë spektaklit të sontëm, ku opinionistja Rudina Dembacaj përmendi aludimet që lidheshin me raportin e Behares dhe Fuegos.
Megjithatë, gjatë Prime-it u bë e ditur se largimi i Behares lidhej me një situatë familjare. Moderatori Alaudin Hamiti sqaroi se njëri prej fëmijëve të saj ishte përballur me bullizim në shkollë për shkak të pjesëmarrjes së nënës në BBVK.
Pas këtyre zhvillimeve, Beharja publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë bashkëshortit, teksa së bashku po ndiqnin spektaklin në televizor.
“Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”, shkroi ajo krahas fotografisë, duke e shoqëruar mesazhin me emoji të qeshurash dhe zemër.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




