18 muaj heshtje: 7 artistë ende jashtë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare

Kanë kaluar 18 muaj që kur shtatë artistë të Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare mbetën jashtë skenës ku kanë dhënë vitet më të mira të jetës së tyre. The post 18 muaj heshtje: 7 artistë ende jashtë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 9, 2026 - 12:00
18 muaj heshtje: 7 artistë ende jashtë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare

Kanë kaluar 18 muaj që kur shtatë artistë të Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare mbetën jashtë skenës ku kanë dhënë vitet më të mira të jetës së tyre. Ndërkohë që për publikun aktiviteti vazhdon normalisht, për ta koha duket sikur është ndalur, shkruan Gazeta Flaka

Nuk bëhet fjalë për emra të rastësishëm. Janë artistë që për më shumë se pesë vite kanë qenë pjesë e pandashme e ansamblit – në turne, festivale dhe përfaqësime shtetërore. Pas tyre qëndrojnë orë të gjata provash dhe sakrifica të padukshme për publikun. Sot, ata gjenden jashtë institucionit pa një përgjigje të qartë dhe pa një afat se kur – apo nëse – do të rikthehen.

Situata bëhet edhe më e ndjeshme kur merret parasysh se në mesin e tyre ka edhe nëna, të cilat u larguan pikërisht gjatë periudhës së shtatzënisë. Në vend që të përfitonin siguri dhe mbështetje, ato mbetën pa të ardhura dhe pa përkrahje institucionale. Ky dimension e tejkalon çështjen profesionale dhe e shndërron në një problem të thellë njerëzor.

Po ashtu, disa prej këtyre artistëve kanë kaluar edhe nëpër lëndime fizike gjatë punës së tyre. Ata janë trajtuar, janë rikuperuar dhe janë rikthyer në skenë me përkushtim, duke mos u dorëzuar përballë vështirësive. Megjithatë, sot ndodhen jashtë saj.

Në 18 muaj, një artist humbet shumë: ritmin e skenës, disiplinën e provave dhe ndjenjën e përkatësisë. Por ajo që nuk humbet është dashuria për artin dhe për institucionin ku kanë ndërtuar identitetin e tyre profesional.

Kjo nuk është thjesht një çështje pune. Është çështje dinjiteti, respekti institucional dhe vlerësimi për kontributin e atyre që e kanë mbajtur gjallë këtë institucion kulturor. Sepse ansambli nuk është vetëm një emër – ansambli janë njerëzit që e përbëjnë.

Artistët nuk kërkojnë privilegje. Ata kërkojnë të drejtën për të qenë aty ku kanë kontribuar, për të ushtruar profesionin e tyre dhe për të mos u harruar nga institucioni që kanë ndërtuar me punën e tyre.

Gabimet teknike apo administrative mund të kenë pasoja të rënda – jo vetëm financiare, por edhe emocionale, duke dëmtuar vullnetin për të vazhduar ëndrrën që shqiptarët në Maqedonia e Veriut e kanë ndërtuar ndër vite përmes këtij ansambli.

Publiku meriton ta dijë të vërtetën. Artistët meritojnë një zgjidhje. Ndërsa ansambli meriton drejtësi dhe qartësi.

Sepse 18 muaj heshtje janë shumë – për artin, për profesionistët dhe për një institucion që mban mbi vete peshën e kulturës kombëtare. Gazeta Flaka

The post 18 muaj heshtje: 7 artistë ende jashtë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .