20 vjet të Vetëvendosjes, Konjufca: VV është ide e Albin Kurtit, e themeluar për ta ndryshuar Kosovën

Me rastin e njëzetvjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt tribuna me temën “Historiku i Lëvizjes dhe ku jemi pas njëzet vjetësh”, ku morën pjesë themelues dhe përfaqësues të saj. Në këtë tribunë foli nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se qëllimi i

qershor 12, 2025 - 17:00
 0  4
20 vjet të Vetëvendosjes, Konjufca: VV është ide e Albin Kurtit, e themeluar për ta ndryshuar Kosovën
20 vjet të Vetëvendosjes, Konjufca: VV është ide e Albin Kurtit, e themeluar për ta ndryshuar Kosovën

20 vjet të Vetëvendosjes, Konjufca: VV është ide e Albin Kurtit, e themeluar për ta ndryshuar Kosovën

Me rastin e njëzetvjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje u mbajt tribuna me temën “Historiku i Lëvizjes dhe ku jemi pas njëzet vjetësh”, ku morën pjesë themelues dhe përfaqësues të saj.

Në këtë tribunë foli nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se qëllimi i kësaj lëvizjeje ka qenë që të ndryshojë gjendjen politike në vend.

“Sa i përket themelimit të Vetëvendosjes është me rëndësi të thuhet se çdo subjekt politik e ka një ideator pa të cilin ndoshta as nuk do të ndodhte. Kur është puna e organizatave, pa dyshim që ideatorët janë themeltarë, janë shumë të rëndësishëm. Unë mendoj që Vetëvendosje, jo si parim, por si organizatë, mendoj që jemi ide si organizëm i Albin Kurtit, i kryeministrit tonë. Kurti dilte te ideja që në Kosovë do të krijohet një platformë e re politike. Albini na shtynte ta konsiderojmë idenë. Vetëvendosje është themeluar, sepse kanë fituar argumentet e Albinit se do të krijohej ajo. Unë e kam njohur në një aksion të Prizrenit në vitin 2003 dhe kemi bërë bisedën e parë me Albin Kurtin. Kurrë nuk e ka përmendur emrin Vetëvendosje që do të ketë. Fillimisht ka thënë se do ta themelojmë një organizatë, që të ndryshojmë rrethanat ekonomike që jetonim atëherë. Vizioni i Kurtit ishte që të bëhet një republikë me të gjitha ato të drejtat”, tha Konjufca.

Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është themeluar nga vetë populli, si nevojë për të kundërshtuar padrejtësitë dhe zhvillimet politike që nuk i shërbenin interesit të qytetarëve të Kosovës.

“Ka qenë nevojë themelimi i Vetëvendosjes nga vetë populli i Kosovës. E para e kemi kundërshtuar UNMIK-un, që të largohej prej Kosovës. Kemi kundërshtuar planin e Ahtisaarit, sepse erdhi me shumë vegëza. Jo një shtetësi me shumë vegëza. E kemi kundërshtuar korrupsionin flagrant, që dëmton interesin publik. Prej homologimit e deri në Z- mobile. Kundërshtimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi. Kundërshtimi i nëntë është themelimi i Gjykatës Speciale. Dhe kundërshtimi i dhjetë është projekti për shkëmbimin territorial për copëtimin e Kosovës. Nga viti 2017 jemi subjekti më i madh politik në vend”, tha Konjufca.