3 të mitur nga Tetova arrestohen, u gjetë marihuanë
SPB Tetovë ka njoftuar se gjatëd itës së djeshme në Tetovë janë privuar nga liria tre të mitur, që siç bëjnë të ditur, gjatë kontrollit u është gjetur marihuanë. Policia po ndërmerr masa. “Më 04.11.2025 në orën 21:30 në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria tre të mitur nga Tetova, për […]
SPB Tetovë ka njoftuar se gjatëd itës së djeshme në Tetovë janë privuar nga liria tre të mitur, që siç bëjnë të ditur, gjatë kontrollit u është gjetur marihuanë. Policia po ndërmerr masa.
“Më 04.11.2025 në orën 21:30 në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria tre të mitur nga Tetova, për shkak se gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare në afërsi të tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor, janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Tetovë, dhe në prani të prindërve është kryer bisedë zyrtare me ta. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftoi SPB Tetovë.