Bacelona ka një lajm fantastik për Rashfordin pas shpërthimit të tij spektakolar
Barcelona duket e vendosur të shndërrojë huazimin e Marcus Rashford në një transferim të përhershëm në fund të sezonit, pasi sulmuesi anglez po kalon një periudhë të artë në “Camp Nou”. Klubi katalanas, që e mori Rashfordin në formë huazimi nga Manchester United në gusht të vitit 2025, ka në dorë një opsion blerjeje prej […]


Barcelona duket e vendosur të shndërrojë huazimin e Marcus Rashford në një transferim të përhershëm në fund të sezonit, pasi sulmuesi anglez po kalon një periudhë të artë në “Camp Nou”.
Klubi katalanas, që e mori Rashfordin në formë huazimi nga Manchester United në gusht të vitit 2025, ka në dorë një opsion blerjeje prej rreth 35 milionë eurosh dhe, sipas burimeve pranë klubit, drejtuesit po mendojnë seriozisht ta aktivizojnë atë.
Nën drejtimin e Hansi Flick, Rashford është rilindur në fushë, me 6 gola dhe 7 asistime në vetëm 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ai është bërë një nga shtyllat e ofensivës blaugrana.
Performanca e tij ka ringjallur jo vetëm karrierën e tij, por edhe planet e Barcelonës, e cila e sheh 27-vjeçarin si një investim strategjik për të tashmen dhe të ardhmen.
Pasi u përball me një periudhë të vështirë në Manchester United, Rashford e ka gjetur ritmin e tij në La Liga dhe nuk ka fshehur emocionin për këtë kapitull të ri: “Ky klub është vendi ku ëndrrat bëhen realitet”, ka deklaruar ai pas nënshkrimit të kontratës së huazimit.
Barcelona, megjithatë, duhet të menaxhojë me kujdes aspektin ekonomik përpara se të marrë vendimin përfundimtar.
Pagesa e 35 milionëve do të realizohet vetëm nëse drejtuesit janë të bindur se Rashford përshtatet plotësisht në projektin afatgjatë të klubit.
Forma mbresëlënëse e Rashford ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të tjerë të mëdhenj evropianë, çka e shton presionin mbi Barcelonën që të veprojë me shpejtësi për të mbyllur marrëveshjen përfundimtare.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, pritet që Rashford të bëhet një nga nënshkrimet më të rëndësishme të verës që po vjen në “Camp Nou”.