5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe komunitetet rurale në Kosovë
Sot është nënshkruar marrëveshja për financim prej 5 milionë eurosh ndërmjet Proparco – degë e grupit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) – dhe AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë. Kështu bëhet e ditur në një postim të Ambasadës franceze në Kosovë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori Olivier Guerot. Me këtë synohet të


Sot është nënshkruar marrëveshja për financim prej 5 milionë eurosh ndërmjet Proparco – degë e grupit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) – dhe AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë.
Kështu bëhet e ditur në një postim të Ambasadës franceze në Kosovë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori Olivier Guerot. Me këtë synohet të zgjerohet qasja në shërbime financiare të kategorive më pak të përfshira, veçanërisht për gratë ndërmarrëse (3 milionë euro) dhe komunitetet rurale (2 milionë euro).
Lexoni të plotë postimin e Ambasadës franceze:
Sot, Ambasadori i Francës, Olivier Guerot mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për financim prej 5 milionë eurosh ndërmjet Proparco – degë e grupit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) – dhe AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë.
Ky financim synon të zgjerojë qasjen në shërbime financiare të kategorive më pak të përfshira, veçanërisht:
• gratë ndërmarrëse (3 milionë euro) dhe
• komunitetet rurale (2 milionë euro)
Ky instrument do të kontribuojë në promovimin e përfshirjes financiare dhe uljen e pabarazive ekonomike përmes:
• Uljes së pabarazive socio-ekonomike: përfshirja financiare e familjeve me të ardhura të ulëta
• Zvogëlimit të pabarazive territoriale dhe
• Zvogëlimit të pabarazive gjinore. /Telegrafi/
