“7 ose 14 qershor” – Mentor Shala: Albin Kurti po krijon terren për zgjedhje në qershor

Komentatori politik Mentor Shala, në emisionin Adresa tha se zhvillimet e fundit politike në vend po çojnë drejt zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, i konvenojnë vetëm kryeministrit Albin Kurti. Shala tha se si situata e përgjithshme politike, ashtu edhe vendimet institucionale, po krijojnë hapësirë që vendi të shkojë në zgjedhje brenda një afati

Prill 14, 2026 - 23:30
“7 ose 14 qershor” – Mentor Shala: Albin Kurti po krijon terren për zgjedhje në qershor
“7-ose-14-qershor”-–-mentor-shala:-albin-kurti-po-krijon-terren-per-zgjedhje-ne-qershor

“7-ose-14-qershor”-–-mentor-shala:-albin-kurti-po-krijon-terren-per-zgjedhje-ne-qershor

Komentatori politik Mentor Shala, në emisionin Adresa tha se zhvillimet e fundit politike në vend po çojnë drejt zgjedhjeve të reja, të cilat, sipas tij, i konvenojnë vetëm kryeministrit Albin Kurti.

Shala tha se si situata e përgjithshme politike, ashtu edhe vendimet institucionale, po krijojnë hapësirë që vendi të shkojë në zgjedhje brenda një afati të shkurtër, të cilin ai e përmendi  rreth 45 ditë, me datë të mundshme më 7 ose 14 qershor, varësisht zhvillimeve.

Ai iu referua edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shtyrjen e afatit lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se kjo ka krijuar një hapësirë shtesë politike për Kurtin në prag të zgjedhjeve.

“Edhe kush po na dërgon në zgjedhje dhe kujt i konvenojnë zgjedhjet është Albin Kurti. Të dyja i konvenojnë atij”, tha Shala në Adresa.

Sipas tij, dinamika aktuale politike po e shtyn vendin drejt një procesi të ri zgjedhor, i cili do të përcaktojë balancat e reja politike në vend.

“Prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese për me shty edhe 34 ditë çështjen e zgjedhjes së presidentit, në vend i ka krijuar një hapësirë koxha të mirë Kurtit që me u fuqizu dhe me u bë ende më shumë gati për zgjedhjet që kanë me u mbajt me 7 ose 14, varësisht prej ditës qysh i bie në qershor, pra brenda 45 ditëve” shtoi tutje Shala.

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/DsYVhAl_BrQ