MARCA me titull brutal: Muriqi u jep fund shpresave të Realit për La Liga
Vedat Muriqi dje ishte kryefjala në La Liga pasi shënoi golin e fitores në lojë shtesë ndaj Real Madridit duke ndihmuar sa s’ka Real Mallorcën në luftën e saj për mbijetesë. Lavdi sulmuesit prizrenas i erdhi anembanë botës, por mediumi spanjoll Marca “përdori” emrin e tij për t’i rënë Realit. “Muriqi u jep fund shpresave […]


Vedat Muriqi dje ishte kryefjala në La Liga pasi shënoi golin e fitores në lojë shtesë ndaj Real Madridit duke ndihmuar sa s’ka Real Mallorcën në luftën e saj për mbijetesë.
Lavdi sulmuesit prizrenas i erdhi anembanë botës, por mediumi spanjoll Marca “përdori” emrin e tij për t’i rënë Realit.
“Muriqi u jep fund shpresave të Real Madridit për La Liga”, thotë titulli.
Mbretërit tani kanë shtatë pikë më pak se liderja Barcelona që mbrëmë fitoi ndaj Atletico Madridit.