72-vjeçari denoncon se u sulmua nga djali i tij në shtëpinë familjare në Shkup
Një 72-vjeçar nga rrethina e Shkupit ka denoncuar një rast të dhunës në familje, duke pretenduar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator rreth orës 21:30, në s...
Një 72-vjeçar nga rrethina e Shkupit ka denoncuar një rast të dhunës në familje, duke pretenduar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 29 shtator rreth orës 21:30, në shtëpinë familjare në rajonin e Shkupit. 72-vjeçari ka denoncuar se djali i tij, I.T. (41), e ka sulmuar fizikisht dhe me një send të fortë ka thyer një dritare të shtëpisë.
Me I.T. është zhvilluar bisedë zyrtare në polici. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post 72-vjeçari denoncon se u sulmua nga djali i tij në shtëpinë familjare në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.