A do të ketë një rikthim me Gjestin?! Xheneta: Ndonjëherë ndihem…

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale për shkak të lidhjes së saj me Gjestin. Ata kishin një marrëdhënie gjatë kohës që të dy ishin pjesë e spektaklit, ndërkohë që Gjesti, pas daljes nga ai format, vazhdoi aventurën në “Big Brother VIP Albania”. Ditën e […]

Mars 3, 2025 - 18:00
 0  4
A do të ketë një rikthim me Gjestin?! Xheneta: Ndonjëherë ndihem…

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale për shkak të lidhjes së saj me Gjestin.

Ata kishin një marrëdhënie gjatë kohës që të dy ishin pjesë e spektaklit, ndërkohë që Gjesti, pas daljes nga ai format, vazhdoi aventurën në “Big Brother VIP Albania”.

Ditën e djeshme në “E Diell” në Top Channel, Xheneta u pyet pikërisht për Gjestin dhe ndjenjat e saj. Një ndjekës i kishte drejtuar asaj një pyetje, nëse ajo do të rikthehej sërish me Gjestin pasi ai të dilte nga “Big Brother VIP 4”. Xheneta u përgjigj se:

“Unë vazhdoj të them njësoj, që nuk e di se cilin Gjest të besoj. Atë që më thotë ‘femra më e ulët’, atë që thotë ‘nuk dua ta ul as ta shkel, kam ndjenja për të’?”