Shkarkimi i Evetar Zeqirit, Visar Azemi: I ka ndihmuar lulëzimit të mafisë energjetike, KOSTT nuk dha sqarime

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Bordit të Drejtorëve të KOSTT për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së Kryeshefit Ekzekutiv Evetar Zeqiri dhe emërimit të Shaban Neziri, si ushtrues detyre. Lidhur me këtë vendim, Azemi tha “një vendim që vjen pa transparencë, pa sqarime për publikun dhe mbi

Prill 25, 2025 - 04:00
 0  4
Shkarkimi i Evetar Zeqirit, Visar Azemi: I ka ndihmuar lulëzimit të mafisë energjetike, KOSTT nuk dha sqarime
shkarkimi-i-evetar-zeqirit,-visar-azemi:-i-ka-ndihmuar-lulezimit-te-mafise-energjetike,-kostt-nuk-dha-sqarime

shkarkimi-i-evetar-zeqirit,-visar-azemi:-i-ka-ndihmuar-lulezimit-te-mafise-energjetike,-kostt-nuk-dha-sqarime

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Bordit të Drejtorëve të KOSTT për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së Kryeshefit Ekzekutiv Evetar Zeqiri dhe emërimit të Shaban Neziri, si ushtrues detyre.

Lidhur me këtë vendim, Azemi tha “një vendim që vjen pa transparencë, pa sqarime për publikun dhe mbi të gjitha, në vazhdën e një keqmenaxhimi sistematik që po e dëmton sektorin energjetik të Kosovës”.

Ai pohon se “në vend të shkarkimit duhet përgjegjësi për shkatërrimin e sistemit dhe për mundësinë që Evetar Zeqiri i ka dhënë lulëzimit të madh të mafisë energjetike”.

Postimi i tij i plotë:

Mafia energjetike po vazhdon lojën!

Sot, Bordi i Drejtorëve të KOSTT paska shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv, Evetar Zeqiri dhe paska emëruar ushtrues detyre një figurë tjetër nga strukturat e vjetra.

Një vendim që vjen pa transparencë, pa sqarime për publikun dhe mbi të gjitha, në vazhdën e një keqmenaxhimi sistematik që po e dëmton sektorin energjetik të Kosovës.

Në vend të shkarkimit duhet përgjegjësi për shkatërrimin e sistemit dhe për mundësinë që Evetar Zeqiri i ka dhënë lulëzimit të madh të mafisë energjetike.

Kjo nuk është reformë – është rrotacion brenda të njëjtit rreth të mbyllur, ku përgjegjësia mungon, ndërsa ndikimi politik dhe interesat e mafisë energjetike vazhdojnë të dominojnë.

Sektori i energjisë ka nevojë për reformë të thellë, jo për zëvendësime kozmetike.

E ardhmja e qytetarëve nuk mund të mbahet peng nga vendime të marra në errësirë.