A është ky fundi i markës Kim Kardashian? Ylli i televizionit zbulon se dëshiron ta mbyll karrierën e saj si influencuese dhe të bëhet avokate

Kim Kardashian ka rrëfyer se po mendon seriozisht të heqë dorë nga jeta e saj si influencuese dhe yll televiziv, për t’iu përkushtuar plotësisht profesionit të avokates. Gjatë paraqitjes së saj në emisionin “The Graham Norton Show” të premten mbrëma, ajo tha se shumë shpejt do të jetë zyrtarisht e kualifikuar si juriste, shkruan DailyMail. Ylli […]

tetor 25, 2025 - 11:00
 0
A është ky fundi i markës Kim Kardashian? Ylli i televizionit zbulon se dëshiron ta mbyll karrierën e saj si influencuese dhe të bëhet avokate

Kim Kardashian ka rrëfyer se po mendon seriozisht të heqë dorë nga jeta e saj si influencuese dhe yll televiziv, për t’iu përkushtuar plotësisht profesionit të avokates.

Gjatë paraqitjes së saj në emisionin “The Graham Norton Show” të premten mbrëma, ajo tha se shumë shpejt do të jetë zyrtarisht e kualifikuar si juriste, shkruan DailyMail.

Ylli 45-vjeçar i televizionit dhe sipërmarrëse e njohur udhëtoi drejt Londrës për të promovuar serialin e saj të ri në Disney+, “All’s Fair”, ku zbuloi se do të përfundojë zyrtarisht programin e saj të praktikës më 21 maj 2025, pas gjashtë vitesh përgatitje.

Ky është një rrugëtim alternativ që e lejon të anashkalojë fakultetin juridik, duke ndjekur një formë intensive praktike.

“Do të jem e kualifikuar për avokate për vetëm dy javë. Shpresoj të ushtroj këtë profesion. Ndoshta pas dhjetë vitesh, do të heq dorë nga të qenit ‘Kim K’ dhe do të bëhem një avokate gjyqi. Kjo është ajo që dua me të vërtetë”, – tha Kim me vendosmëri.

Për daljen në emision, ajo zgjodhi një fustan të shkurtër me materiall latex, që nxori në pah linjat e saj karakteristike.

Kim u bë pjesë e botës juridike që prej vitit 2019, dhe arriti të kalojë me sukses provimin e parë të madh të jurisprudencës në Kaliforni në përpjekjen e saj të katërt në dhjetor 2021. Tani ajo po përballet me provimin përfundimtar, i njohur si më i vështiri në SHBA për shkak të përqindjes shumë të ulët të kalueshmërisë.