Deklarata e Osmanit se Kosova ka shkatërruar 900 banda, reagon Mero Baze: As Serbia nuk e ka dhënë këtë shifër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për “POLITICO”, ka thënë se Kosova ka shkatërruar 900 banda kriminale. Gazetari nga Shqipëria Maro Baze, ka thënë se Kosova nuk i ka as 9, duke shtuar se për 5 vjet as 900 aksidente me vetura nuk kanë ndodhur. Tutje, ai ka thënë se kjo është papërgjegjësi

Nëntor 17, 2025 - 02:00
 0
Deklarata e Osmanit se Kosova ka shkatërruar 900 banda, reagon Mero Baze: As Serbia nuk e ka dhënë këtë shifër
Deklarata e Osmanit se Kosova ka shkatërruar 900 banda, reagon Mero Baze: As Serbia nuk e ka dhënë këtë shifër

Deklarata e Osmanit se Kosova ka shkatërruar 900 banda, reagon Mero Baze: As Serbia nuk e ka dhënë këtë shifër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për “POLITICO”, ka thënë se Kosova ka shkatërruar 900 banda kriminale.

Gazetari nga Shqipëria Maro Baze, ka thënë se Kosova nuk i ka as 9, duke shtuar se për 5 vjet as 900 aksidente me vetura nuk kanë ndodhur.

Tutje, ai ka thënë se kjo është papërgjegjësi dhe e ekspozon Kosovën si vend kriminal, duke shtuar se këtë shifër as Serbia nuk e ka dhënë.

“Presidentja e Kosovës duhet të bëj kujdes për imazhin e vendit të saj. Kosova nuk ka pasur kurrë 900 banda. As 90. Madje as 9. E kuptoj nevojën për tu lavdëruar si qeveri suksesi por jo duke kriminalizuar Kosovën. Për 5 vjetë as 900 aksidente me vetura nuk besoj se ka në Kosovë e jo më 900 banda. Një papërgjegjësi e tillë ekspozon Kosovën si vendin më kriminal në botë. Askush nga Serbia nuk e ka thënë këtë shifër edhe pse ata kanë vërtet bandat më të mëdha në Ballkanm”, ka thënë Baze.