“A u lodhe duke luftuar për lirinë, babi?- Dedikimi emocionues i vajzës së Jakup Krasniqit

Gresa Krasniqi, vajza e ish- kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ndarë në rrjetin social TikTok një video emocionuese kushtuar babait të saj. Krasniqi ka shpalosur përmes fjalëve një dhimbje të thellë, por edhe dashurinë dhe ad...

gusht 21, 2026 - 18:00
“A u lodhe duke luftuar për lirinë, babi?- Dedikimi emocionues i vajzës së Jakup Krasniqit

Gresa Krasniqi, vajza e ish- kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka ndarë në rrjetin social TikTok një video emocionuese kushtuar babait të saj.

Krasniqi ka shpalosur përmes fjalëve një dhimbje të thellë, por edhe dashurinë dhe admirimin për babain e saj duke thënë se ka qëndruar përballë sfidave të mëdha të jetës.

Kransiqi përmes këtij mesazhi,ngre pyetje mbi dhimbjen, sakrificën, drejtësinë dhe forcën që i duhet njeriut për të vazhduar përpara, duke iu drejtuar vazhdimisht të atit me pyetjen: “A je mirë, babi?”

“A u lodhe, babi? Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqen për të mirën? Babi, a u lodhe duke shpresuar për liri?”, shkruan ajo.

Në mesazhin e saj, Gresa flet edhe për dhimbjen e padrejtësinë, duke pyetur se çfarë është e drejta dhe si mund të dallohet e mira nga e keqja.

“Sa dhemb liria, babi? Askush më mirë se ti s’di të përgjigjet. Sa dhemb e mira, babi, se ishe i mirë gjithnjë! Pse mirësia vret e ligësia triumfon?”, shprehet ajo.

Gresa ndalet edhe te plagët që, sipas saj jeta i ka shkaktuar të atit, duke pyetur se kush mund t’i shërojë ato dhe ku e gjen forcën për të vazhduar kur “e keqja mbulon botën”.

Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi? Do behesh 76 vjet shpejt, kur dhëmb shpirti e trupi si ja bën babi? “Thonë koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?”, shkruan ajo.

Në fund, ajo i drejtohet sërish babait me një pyetje të fuqishme: “A je i fortë, babi?”, duke përshkruar momentet kur shpirti thyhet dhe njeriu përpiqet të buzëqeshë edhe kur brenda vetes vajton.

Postimi i plotë:

A u lodhe babi?

Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqen për të mirën?

Babi a u lodhe shpeshuar për liri?

A u lodhe duke i dhënë forcë vetes për të vazhduar jetën për hir të tjetrit. Edhe sa duroka njeriu babi?

Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti sdi të përgjigjet.

Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë!

Pse mirësia vret e ligësia triumfon?

Çka është drejtësia babi?

Na thë të jemi të drejtë, po çfarë është e drejtë dhe çfarë jo? Si ta dallojmë të mirën nga e keqja?

Çfarë e dallon gëzimin nga hidhërimi?

A je mirë babi?

Kur nata vjen e je vet, çfarë të mundon babi?

Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi?

Do behesh 76 vjet shpejt, kur dhëmb shpirti e trupi si ja bën babi?

Ku e gjenë forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën?!

A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?

Thone koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?

A je i fortë babi?

Kur te thyhet shpirti e mposhtet zori i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.