Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të reja më 19 nëntor, të enjten e javës së ardhshme.
Ata po kërkojnë paga më të dinjitetshme e kushte më të mira në vendin e punës.
“Të nderuar punëtorë, vazhdojmë të bashkuar për fëmijët tanë, për familjet tona, për prindërit tanë, për dinjitetin tonë dhe për një të ardhme me paga meritore, që të jemi krenarë për punën që bajmë në KEK.
JO të varfëruar, JO të nëpërkëmbur, JO të pavlerësuar, JO pa dinjitet dhe JO të lodhur duke humbur shëndetin, duke u varfëruar nga pagat e ulëta, puna e rëndë dhe rreziku i lartë me të cilin përballemi çdo ditë. TË VENDOSUR, VAZHDOJMË TË BASHKUAR!”, ka shkruar Sindikata e Re e KEK’ut.
Protesta do të mbahet në Prishtinë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




