Abdixhiku: 120 milionë euro për gazin amerikan – kemi filluar komunikimin me administratën amerikane
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin për gazin amerikan, vlerë kjo 120 milionë euro, nga e cila do të përfitojnë edhe qytetarët e Lipjanit. Sipas tij, Lipjani do të shndërrohet në udhëkryq energjetik nga gazi amerikan. E për të cilën LDK veçse ka filluar komunikimin me administratën amerikane.
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin për gazin amerikan, vlerë kjo 120 milionë euro, nga e cila do të përfitojnë edhe qytetarët e Lipjanit.
Sipas tij, Lipjani do të shndërrohet në udhëkryq energjetik nga gazi amerikan. E për të cilën LDK veçse ka filluar komunikimin me administratën amerikane.
“Më lejoni të zotohem, para jush, se me linjën e re të gazit amerikan, nga Shkupi nëpër Ferizaj e Lipjan, deri në Pirshtinë e Mitrovicë, qyteti i juaj do të shndërrohet në udhëkryq energjetik. Nga ky udhëkryq e kjo linjë, ju do të mund të siguroni dhe ngrohjen qendrore. Plot 120 milion euro të investuara në linjën e gazit amerikan; për të cilën linjë veçse kemi filluar komunikimin me administratën e re’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Lipjan.