Thaçi: Kryeparlamentari i takon VV-së, kandidati më i mundshëm është Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon VV-së, duke u bazuar në rezultatet zgjedhore por edhe në Kushtetutë. Në një prononcim për FrontOnline, Thaçi theksoi se megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar, emri më i përmendur për këtë post është Glauk Konjufca. “Ta

Prill 15, 2025 - 09:00
 0  6
Thaçi: Kryeparlamentari i takon VV-së, kandidati më i mundshëm është Glauk Konjufca
thaci:-kryeparlamentari-i-takon-vv-se,-kandidati-me-i-mundshem-eshte-glauk-konjufca

thaci:-kryeparlamentari-i-takon-vv-se,-kandidati-me-i-mundshem-eshte-glauk-konjufca


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, për FrontOnline ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon VV-së, duke u bazuar në rezultatet zgjedhore por edhe në Kushtetutë.

Në një prononcim për FrontOnline, Thaçi theksoi se megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar, emri më i përmendur për këtë post është Glauk Konjufca.

“Ta shohim si po ecë seanca të martën. Po ia lëmë kohës. Edhe me ligj edhe me Kushtetutë VV-së i takon kryeparlamentari,” u shpreh ai.

Sipas tij, Konjufca është kandidati më i mundshëm për kreun e Kuvendit, pasi është politikani më i votuar pas kryeministrit Albin Kurti.

“Ai që ka vota më shumë pas Albinit, e që ka më shumë vota se sa subjekti më i madh opozitar, është vetë Glauk Konjufca. Nuk kemi ndonjë takim apo diçka tjetër zyrtarisht, mirë, por unë po e them dhe ashtu e mendoj që emri që do të duhej, do të jetë Konjufca,” theksoi Thaçi për FrontOnline.