Abdixhiku: Jemi shumë larg një marrëveshjeje politike me VV-në, duam ta propozojmë Presidentin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se LDK-ja dëshiron të ketë të drejtën për të propozuar kandidatin për president në rast të një koalicioni qeverisës me LVV-në. Sipas Abdi...


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se LDK-ja dëshiron të ketë të drejtën për të propozuar kandidatin për president në rast të një koalicioni qeverisës me LVV-në.
Sipas Abdixhikut, oferta e bërë në dhjetor, që LDK-ja të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri, nuk është e mjaftueshme dhe nuk është dinjitoze për partinë.
“Oferta e dhjetorit që LDK-ja të marrë vetëm postin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri nuk është e mjaftueshme dhe nuk është dinjitoze. Nuk mund ta trajtojmë dhe ta pranojmë si të tillë. Nëse e doni LDK-në në qeverisje, atëherë ajo duhet të jetë e përfaqësuar. Posti i kryeministrit nuk na takon, pasi, sipas Kushtetutës, i takon LVV-së. Përfaqësimi ynë i vetëm është e drejta për të propozuar kandidatin për president, jo një propozim blanko, sepse presidenti është i gjithë Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
