Abdixhiku në Llap – paralajmëron ‘‘Turne të Falënderimit’’ për ata që votuan LDK-në

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte ‘‘mes njerëzve zemërhapur’’ të asaj ane Kryetari i LDK-së ka deklaruar se ka qenë kënaqësi që ka parë kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse nga njerëzit e kësaj partie për të vazhduar në rrugëtimin që ata kanë

Mars 23, 2025 - 04:00
 0  5
Abdixhiku në Llap – paralajmëron ‘‘Turne të Falënderimit’’ për ata që votuan LDK-në
abdixhiku-ne-llap-–-paralajmeron-‘‘turne-te-falenderimit’’-per-ata-qe-votuan-ldk-ne

abdixhiku-ne-llap-–-paralajmeron-‘‘turne-te-falenderimit’’-per-ata-qe-votuan-ldk-ne

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte ‘‘mes njerëzve zemërhapur’’ të asaj ane

Kryetari i LDK-së ka deklaruar se ka qenë kënaqësi që ka parë kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse nga njerëzit e kësaj partie për të vazhduar në rrugëtimin që ata kanë përcaktuar.

‘‘Le të jetë ky dhe fillimi i Turneut të Falenderimit për të gjithë 171 mijë – dhe jo vetëm – mbështetësit tanë’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Abdixhiku ka thënë edhe se ai do të jetë në gjithë vendin për t’i falënderuar ata që kanë përkrahur këtë parti në zgjedhje.

Postimi:

Sonte, pas iftari, qëndrova në Llap, mes njerëzve zemërhapur të kësaj ane. Plot mikëpritje, e përplot biseda të çastit me ata që u takuam sonte në një mbrëmje të zakonshme llapjane.

Mes njerëzve të Kosovës, aty ku buron dhe qëllimi politik. Mes mbështetësve tanë e jo vetëm, ku ndërtohet rrugëtimi ynë. Sa kënaqësi të shoh kërkesën e qartë dhe këmbëngulëse të njerëzve tanë për të vazhduar me plot insistim në rrugëtimin e përcaktuar të Lidhjes sonë. Kur zëri qytetar përputhet me angazhimin politik, ndihemi të plotësuar.

Ky zë do të dëgjohet!

Le të jetë ky dhe fillimi i Turneut të Falenderimit për të gjithë 171 mijë – dhe jo vetëm – mbështetësit tanë. Do të jem në gjithë Kosovën për të ju falenderuar sa më shumë; e për të lidhë fort e ngushtë secilin hap tonin!