42-vjeçarja në Vushtrri, gruaja e 59-të e vra*rë në Kosovë prej vitit 2010
Nexhmije Haradini, e vrarë dje në Vushtrri, bëhet gruaja e 59-të e vrarë në Kosovë prej vitit 2010. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë. Sipas një infografikë të publikuar nga REL, bazuar në të dhënat e Policisë, vjet në Kosovë janë vrarë tri gra. Katër gra janë


Nexhmije Haradini, e vrarë dje në Vushtrri, bëhet gruaja e 59-të e vrarë në Kosovë prej vitit 2010. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.
Sipas një infografikë të publikuar nga REL, bazuar në të dhënat e Policisë, vjet në Kosovë janë vrarë tri gra. Katër gra janë vrarë në vitin 2023, katër tjera në vitin 2022, tri në vitin 2021, shtatë në vitin 2020, pesë në vitin 2019, shtatë në vitin 20218, dy në vitin 2017, dy në vitin 2016, tri në vitin 2015, tri në vitin 2014, një në vitin 2013, tri në vitin 2012, pesë në vitin 2011 dhe gjashtë në 2010-ën.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.
Nexhmije Haradini mbeti e vrarë dje në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare, dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe vetën.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.