Ademi: “Ligji i Karakamishevës është diskriminim, jo përfaqësim”

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga Tanja Karakamisheva-Jovanovska, duke e cilësuar atë si diskriminues dhe regresiv. Sipas The post Ademi: “Ligji i Karakamishevës është diskriminim, jo përfaqësim” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 7, 2026 - 20:00
Ademi: “Ligji i Karakamishevës është diskriminim, jo përfaqësim”

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga Tanja Karakamisheva-Jovanovska, duke e cilësuar atë si diskriminues dhe regresiv.

Sipas Ademit, ky propozim nuk garanton përfaqësim real të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe, në thelb, rikthen situatën para vitit 2001.

“Nuk është ligj për përfaqësim, por është ligj për diskriminim,” deklaroi Ademi.

Ai theksoi se projektligji nuk parasheh kuota etnike, gjë që sipas tij rrezikon të rikthejë disproporcionin e thellë në administratë.

“Nuk parasheh kuota etnike, që do të thotë se do të vazhdojmë si para vitit 2001, kur shqiptarët ishin vetëm 0.2% në administratë.”

Ademi shtoi se mungon edhe detyrimi për institucionet që të identifikojnë përkatësinë etnike gjatë punësimit apo avancimit, duke e bërë të pamundur matjen e përfaqësimit real.

“Nuk ka obligim për institucionet që t’i identifikojnë qytetarët në bazë etnie gjatë punësimit apo avancimit.”

Një tjetër problem, sipas tij, është mungesa e dispozitave ndëshkuese.

“Ligji nuk parasheh dispozita sanksionuese.”

Ai zbuloi gjithashtu se një profesor shqiptar, pjesë e grupit punues, është tërhequr nga procesi, duke refuzuar të jetë pjesë e asaj që e quajti një “proces të dirigjuar”.

“Njëri prej profesorëve shqiptar hoqi dorë nga ligji. Nuk deshi të bëhet pjesë e një cirku të dirigjuar nga Karakamisheva.”

Në fund, Ademi e mbylli reagimin me tone të ashpra:

“Ka njerëz me kurriz që nuk e hanë turpin me bukë. Marre!!!”

Debati për këtë projektligj pritet të thellohet në ditët në vijim, mes akuzave për kthim prapa në standardet e përfaqësimit dhe mungesë të mekanizmave garantues për barazi institucionale. Gazeta Flaka

The post Ademi: “Ligji i Karakamishevës është diskriminim, jo përfaqësim” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .