Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gazi Babë
Në Kuvend Zgjedhor të mbajtur në Degën e Gazi Babës, me pjesëmarje të madhe, u zgjodhën organet drejtuese të Lidhjes Shqiptare.
Me mbështetje unanime të kuvendarëve, Adnan Alija u emërua Kryetar i Degës, ndërsa u formua edhe kryesia e degës.
Në fjalimin e tij, Adnan Alija theksoi se Komuna e Gazi Babës përballon sfida serioze, por rezistenca kombëtare është më e fuqishme se kurrë. Ai falenderoi bashkëveprimtarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ftuar për një angazhim më të madh në periudhën në vijim. Ai përmendë edhe rritjen e radhëve të Lidhjes Shqiptare në këtë komunë, duke e bërë subjektin më të fuqishëm në nivel lokal.
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në fjalimin e tij, u përqendrua në problemet aktuale politike dhe goditjet e vazhdueshme që qeveria bën të drejtave dhe pozitës juridiko-kushtetuese të shqiptarëve. Ai theksoi se një shtet unitar nuk mund të jetë pa dygjuhësi në të gjithë territorin e vendit.
Sela përmendë edhe problemet lokale të shqiptarëve në Komunën e Gazi Babës, duke theksuar mohimin e të drejtës së arsimit në gjuhën shqipe në fshatin Idrizovë. Ai kritikoi ashpër fenomenin e shitjes së interesave kombëtare dhe të drejtave të fëmijëve dhe brezave të ardhshëm për interesa personale e grupore të politikanëve dhe partive të tjera.
Në kuvend u paraqitën edhe anëtarë të Kryesisë Qëndrore të Lidhjes Shqiptare, të cilët theksuan se prezenca në këto vendbanime është një sukses për Lidhjen, pasi ajo vazhdimisht korron fitore.
Me pak fjalë
Kuvendi Zgjedhor i Degës së Gazi Babës konfirmoi Adnan Alija si Kryetar me mbështetje unanime. Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, theksoi nevojën e dygjuhësisë dhe kritikoi goditjet ndaj të drejtave shqiptare, duke përmendur edhe problemet lokale si mohimi i arsimit në gjuhën shqipe në Idrizovë.
Personat e përmendur
- Adnan Alija - Adnan Alija
- Ziadin Sela - Kryetar i Lidhjes Shqiptare
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




