Ahmeti dhe Lika në Sellcë zbulojnë pllakën përkujtimore të Ilaz Ademit, i pari hapi dyert e UÇK-së

Sot u bë një vit nga ndarja nga jeta e Ilaz Ademit (Lalës Ilaz), njeriut që u bë emblemë e fillimit të luftës së vitit 2001. Shtëpia e tij ishte shtabi i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, një vatër ku nisi organizimi për lirinë. Ilaz Ademi ishte ndër të parët që u angazhua në përgatitjet […]

maj 16, 2025 - 20:00
 0  3
Ahmeti dhe Lika në Sellcë zbulojnë pllakën përkujtimore të Ilaz Ademit, i pari hapi dyert e UÇK-së

Sot u bë një vit nga ndarja nga jeta e Ilaz Ademit (Lalës Ilaz), njeriut që u bë emblemë e fillimit të luftës së vitit 2001. Shtëpia e tij ishte shtabi i parë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, një vatër ku nisi organizimi për lirinë.

Ilaz Ademi ishte ndër të parët që u angazhua në përgatitjet për fillimin e luftës dhe një ndër të parët që iu bashkua UÇK-së, duke u shndërruar në simbol të kushtrimit për liri. Me përkushtimin dhe sakrificën e tij, ai jo vetëm kontribuoi personalisht, por edhe frymëzoi shumë të rinj t’i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Fliste pak, por punonte shumë. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të të mirës së përbashkët dhe të çështjes kombëtare. Ishte atdhetar i devotshëm, mikpritës e zemërgjerë. Dera e tij ka qenë gjithmonë e hapur për njerëzit, për idealin, për lirinë.

Sot nderuam jetën dhe veprën e tij me shpalosjen e një përkujtimoreje, si shenjë mirënjohjeje për atdhedashurinë, përkushtimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ilaz Ademin.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!