Trump u hap rrugën, Emiratet do të ndërtojnë kampusin më të madh të Inteligjencës Artificiale jashtë SHBA-së
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje që i jep shtetit të Gjirit të drejtën për të ndërtuar kampusin më të madh të Inteligjencës Artificiale jashtë territorit amerikan. Kjo marrëveshje është vetëm një nga disa marrëveshjet e mëdha të arritura me vendet e Lindjes së Mesme, gjatë vizitës së presidentit […] The post Trump u hap rrugën, Emiratet do të ndërtojnë kampusin më të madh të Inteligjencës Artificiale jashtë SHBA-së appeared first on InfoShqip.com.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje që i jep shtetit të Gjirit të drejtën për të ndërtuar kampusin më të madh të Inteligjencës Artificiale jashtë territorit amerikan.
Kjo marrëveshje është vetëm një nga disa marrëveshjet e mëdha të arritura me vendet e Lindjes së Mesme, gjatë vizitës së presidentit Donald Trump.
Sipas The Guardian, marrëveshja parashikon që Emiratet të kenë akses të zgjeruar në çipa të avancuar të AI-së. E ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet nuk kanë bërë të ditur se cilët çipa do të përfshihen në qendrat e të dhënave, disa burime kanë thënë për Reuters se Emiratet mund të marrin deri në 500,000 nga çipat më të avancuar të Nvidia-s çdo vit duke filluar nga viti 2025.
Marrëveshja e arritur përbën një fitore të madhe për Emiratet, të cilat po përpiqen të balancojnë marrëdhëniet me aleatin e vjetër SHBA-në por dhe partnerin më të madh tregtar, Kinën.
Edhe pse Emiratet kanë investuar miliarda dollarë për t’u shndërruar në një fuqi globale në fushën e AI-së, lidhjet e forta me Kinën kishin penguar më parë qasjen e vendit në teknologjinë amerikane nën presidencën e Joe Bidenit.
The post Trump u hap rrugën, Emiratet do të ndërtojnë kampusin më të madh të Inteligjencës Artificiale jashtë SHBA-së appeared first on InfoShqip.com.