AKI Gostivar: “Gostivari foli qartë – vullneti i qytetarëve nuk manipulohet”
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Dega e Gostivarit ka reaguar pas vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Gjykatës Administrative, të cilat hodhën poshtë ankesat e kësaj partie për, The post AKI Gostivar: “Gostivari foli qartë – vullneti i qytetarëve nuk manipulohet” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Dega e Gostivarit ka reaguar pas vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dhe Gjykatës Administrative, të cilat hodhën poshtë ankesat e kësaj partie për, siç pretendohet, “parregullsi zgjedhore serioze” në zgjedhjet lokale të 20 tetorit.
Në reagimin e AKI-së thuhet se, pavarësisht “inxhinierimit zgjedhor dhe bojkotit të organizuar nga partitë në pushtet”, rezultati i tyre ishte “minimal dhe pa legjitimitet qytetar”.
“Pas inxhinierimit zgjedhor dhe bojkotit të organizuar nga partitë në pushtet, të cilat ushtruan presione e shantazhe ndaj qytetarëve për të mos dalë në votime, rezultati i tyre ishte minimal. Vetëm për 21 vota arritën të çojnë një qytet të tërë drejt rivotimit,” – thuhet në reagim.
Sipas AKI-së, ankesat e dorëzuara përmbanin “dëshmi të qarta për parregullsi” që, nëse do të merreshin parasysh, “do të kishin ndikuar drejtpërdrejt në arritjen e censusit”.
“Edhe pse në ankesat tona ishin të evidentuara qartë parregullsi dhe gjetje që, në rast se do të merreshin parasysh, do të ndikonin në arritjen e censusit, organet zgjedhore si Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe Gjykata Administrative, hodhën poshtë si të pabazuara,” – shton AKI-ja.
Partia thekson se rezultati i arritur në raundin e parë tregon qartë përkrahjen masive të qytetarëve për kandidatin e saj për kryetar komune, Valbon Limanin.
“Gostivari foli qartë dhe fuqishëm duke dhënë mbi 16.949 vota për kandidatin e AKI-së, Valbon Limanin, një diferencë historike prej 13.000 votash nga kandidati i VLEN-it. Po ashtu, lista e AKI-së për Këshillin Komunal mori 12.750 vota, me një diferencë prej gati 10.000 votash nga lista e VLEN-it,” – theksohet në deklaratë.
Në fund, AKI apelon që KSHZ të veprojë me shpejtësi dhe të caktojë datën e rivotimit brenda afateve ligjore.
“Urojmë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor sa më shpejt të caktojë datën e rivotimit, në mënyrë që procesi të përmbyllet me transparencë dhe dinjitet demokratik. Gostivari do të flasë edhe një herë, me zë edhe më të fuqishëm,” – përfundon reagimi i degës së AKI-së në Gostivar. Gazeta Flaka
The post AKI Gostivar: “Gostivari foli qartë – vullneti i qytetarëve nuk manipulohet” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .