Aksioni i policisë në veri dhe jug të Mitrovicës, cak kontrabanduesit e armëve
Një aksion i policisë ka nisur mëngjesin e sotëm në veri dhe jug të Mitrovicës, kundër krimit të organizuar. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Baki Kelani, drejtor i Zyrës për Informim në PK. Kelani tha se cak i këtij operacioni policor janë kontranduesit e armëve dhe municionit. “Mund të konfirmojmë se, sot në orët


Një aksion i policisë ka nisur mëngjesin e sotëm në veri dhe jug të Mitrovicës, kundër krimit të organizuar.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Baki Kelani, drejtor i Zyrës për Informim në PK.
Kelani tha se cak i këtij operacioni policor janë kontranduesit e armëve dhe municionit.
“Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.
Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar apo se çka është konfiskuar.