Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekj*en e Haxhi Thaçit

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit të Koosvës, Hashim Thaçi. Në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes Thaçi, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, znj. Anu Prattipati, ka uruar që familja të jetë forcë dhe ngushëllim në kujtimet që kishin me të ndjerin. “Në

Mars 19, 2025 - 13:00
 0  3
Ambasada amerikane shpreh ngushëllime për vdekj*en e Haxhi Thaçit
ambasada-amerikane-shpreh-ngushellime-per-vdekj*en-e-haxhi-thacit

ambasada-amerikane-shpreh-ngushellime-per-vdekj*en-e-haxhi-thacit

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit të Koosvës, Hashim Thaçi.

Në një mesazh ngushëllimi drejtuar familjes Thaçi, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, znj. Anu Prattipati, ka uruar që familja të jetë forcë dhe ngushëllim në kujtimet që kishin me të ndjerin.

“Në emër të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. Ne e kuptojmë humbjen e thellë për të gjithë ju, dhe duam t’ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj që të gjeni forcë dhe ngushëllim në kujtimet që keni ndarë dhe në mbështetjen e atyre që ju rrethojnë. Ju lutemi, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta dhe dijeni se mendimet tona janë me ju dhe të dashurit tuaj.”

Gjykata Speciale nuk e ka lejuar ish presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Haxhi Thaçi u varros dje në varrezat e fshatit Burojë të Skenderajt, ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Telegrami i ngushëllimit i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Prishtinë, Kosovë

18 mars 2025

Familja Thaçi

Fshati Burojë, Komuna e Skenderajt

Republika e Kosovës

Për familjen e Haxhi Thaçit:

Në emër të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit. Ne e kuptojmë humbjen e thellë për të gjithë ju, dhe duam t’ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta gjatë kësaj kohe të vështirë.

Uroj që të gjeni forcë dhe ngushëllim në kujtimet që keni ndarë dhe në mbështetjen e atyre që ju rrethojnë. Ju lutemi, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta dhe dijeni se mendimet tona janë me ju dhe të dashurit tuaj.

Me respekt,

Anu Prattipati

E Ngarkuar me Punë