Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I, i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga fillimi i këtij muaji pasi dyshohet se ka kanosur disa gazetarë, në degën e Gjykatës në Viti. Rasti ka ndodhur më 30 janar dhe pas aktivizimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, i akuzuari

shkurt 24, 2026 - 12:00
 0
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
aktakuze-ndaj-burrit-qe-kercenoi-gazetaret-ne-viti

aktakuze-ndaj-burrit-qe-kercenoi-gazetaret-ne-viti

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.I, i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga fillimi i këtij muaji pasi dyshohet se ka kanosur disa gazetarë, në degën e Gjykatës në Viti.

Rasti ka ndodhur më 30 janar dhe pas aktivizimit të organeve të rendit dhe të drejtësisë, i akuzuari është dërguar ndaluar për veprën penale ‘Kanosje’.

Dosje e ngarkon se me dashje dhe për t’i frikësuar ekipet mediale, ka rrezikuar jetën e tyre, me veprime kërcënuese.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri A.I, me dashje dhe me qëllim frikësimi i ka kanosur me veprime serioze të dëmtuarit E.C gazetare, D.N kameraman që të dy nga gazeta “Nacionale”, dhe të dëmtuarin F.K gazetar hulumtues i “Betimi për Drejtësi”, për shkak të ushtrimit të detyrës profesionale si gazetar, në atë mënyrë që pas përfundimit të një seance gjyqësore në procedurë civile që ishte duke u zhvilluar në një nga sallat e gjykatës në Viti, derisa të dëmtuarit ishin duke e kryer punën e tyre si gazetar dhe kameraman, i pandehuri ju drejtohet para kamerës, dhe kryen veprimin kanosës duke vendosur dorën e tij tek fyti i tij në formë kanosëse, që nënkupton një mesazh të qartë se personi rrezikon jetën ose integritetin trupor, me çka me këto veprime të kundërligjshme tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”.