Aktakuzë ndaj pesë personave për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave. A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V, dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas dosjes së organit të akuzës, e pandehura A.B., në cilësinë e personit zyrtar – instruktore në auto-shkollën “A.B A.F.”, me dashje dhe me qëllim

tetor 22, 2025 - 12:00
 0
Aktakuzë ndaj pesë personave për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare
Aktakuzë ndaj pesë personave për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Aktakuzë ndaj pesë personave për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave.

A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V, dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas dosjes së organit të akuzës, e pandehura A.B., në cilësinë e personit zyrtar – instruktore në auto-shkollën “A.B A.F.”, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka pranuar dobinë pasurore nga e dëmtuara në shumën prej 200 euro, në mënyrë që kësaj të fundit t’i mundësohet kalimi i testit praktik të vozitjes. Me këto veprime e pandehura A.B., ka kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ sipas KPRK-së.

“Po ashtu, të pandehurit F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., që nga data 04.04.2025, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen lidhur me kërkesat për licencim dhe ndryshim të kushteve hapësinore të auto-shkollave, duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe me dijeni të plotë, kanë tejkaluar kompetencat dhe detyrimet e tyre ligjore, me qëllim që të përfitojnë dobi materiale në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë transmeton Klankosova.tv.

Me këto veprime, të pandehurit F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Ndërkaq, ndaj të pandehurit E.L., prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për pushimin e pjesshëm të hetimeve, lidhur me veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me arsyetimin se nuk ekziston dyshim i arsyeshëm që i pandehuri ta ketë kryer këtë vepër penale”, thuhet tutje në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale të korrupsionit, si dhe në ndjekjen penale të të gjithë personave të përfshirë në kryerjen e këtyre veprave, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të llogaridhënies institucionale.