Alarmi për bombë në Prishtinë – Policia: Ishte alarm i rrejshëm
Mbrëmë rreth orës 23:00, policia ka pranuar një informacion për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton të Prishtinës. Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë në vendngjarje, ku njësitë e specializuara kanë kryer kontroll të detajuar të zonës. Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka konfirmuar se pas verifikimeve është konstatuar se nuk ka pasur


Mbrëmë rreth orës 23:00, policia ka pranuar një informacion për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton të Prishtinës.
Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë në vendngjarje, ku njësitë e specializuara kanë kryer kontroll të detajuar të zonës. Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka konfirmuar se pas verifikimeve është konstatuar se nuk ka pasur mjet shpërthyes.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes”, tha Pllana për Reporteri.net.
