Albin Kurti mirëpritet nga kryetari Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Komunën e Obiliqit, ku u mirëprit nga kryetari i ri i kësaj Komune, Halil Thaçi dhe kabineti i tij.  Kryeministri Kurti i uroi marrjen zyrtare të detyrës pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me 9 nëntor të këtij viti dhe shprehu gatishmërinë

dhjetor 17, 2025 - 20:00
 0
Albin Kurti mirëpritet nga kryetari Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi
Albin Kurti mirëpritet nga kryetari Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi

Albin Kurti mirëpritet nga kryetari Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Komunën e Obiliqit, ku u mirëprit nga kryetari i ri i kësaj Komune, Halil Thaçi dhe kabineti i tij. 

Kryeministri Kurti i uroi marrjen zyrtare të detyrës pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me 9 nëntor të këtij viti dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e projekteve me interes për banorët e Komunës së Obiliq.

Gjatë takimit, kryetari Halil Thaçi e falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe e njoftoi me veprimet e para të ndërmarra si kryetar, me planin e tij të punës për muajt në vijim dhe projektet me prioritet për qeverisjen e tij.