Izraeli vret komandantin e Hezbollahut, shërbente në Gardën Revolucionare të Iranit

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut i cili shërbeu në trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Abu Dharr Mohammadi, i cili ishte komandanti i operacioneve në njësinë raketore të IRGC-së brenda Hezbollahut, u vra të martën, thanë Forcat e Mbrojtjes Izraelite, shkruan Sky News. “Mohammadi ishte një figurë kyçe në ndërtimin […]

Mars 12, 2026 - 16:30
 0
Izraeli vret komandantin e Hezbollahut, shërbente në Gardën Revolucionare të Iranit

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut i cili shërbeu në trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Abu Dharr Mohammadi, i cili ishte komandanti i operacioneve në njësinë raketore të IRGC-së brenda Hezbollahut, u vra të martën, thanë Forcat e Mbrojtjes Izraelite, shkruan Sky News.

“Mohammadi ishte një figurë kyçe në ndërtimin e forcës ushtarake të Hezbollahut për sa i përket raketave”, shtoi IDF në një deklaratë.

Ndërkaq, numri i personave të vrarë në Liban që nga fillimi i përshkallëzimit të fundit të situatës nga Izraeli ka arritur në 687.