Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente, i ndërron emrin faqes së Presidencës në Facebook – por i shpëton një detaj

Pas marrjes së detyrës si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë ndryshimin e parë. Ajo ka ndryshuar emrin e Presidencës në faqen zyrtare në Facebook. Haxhiu ka vendosur ta riemërtoj faqen në “Zyra e Presidentes së 6-të të Republikës së Kosovës”, nga “Presidenca e Kosovës” që ishte. Megjithatë, në përshkrimin e

Prill 5, 2026 - 09:30
Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente, i ndërron emrin faqes së Presidencës në Facebook – por i shpëton një detaj

Pas marrjes së detyrës si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë ndryshimin e parë.

Ajo ka ndryshuar emrin e Presidencës në faqen zyrtare në Facebook. Haxhiu ka vendosur ta riemërtoj faqen në “Zyra e Presidentes së 6-të të Republikës së Kosovës”, nga “Presidenca e Kosovës” që ishte.

Megjithatë, në përshkrimin e faqes ka mbetur ende emri i ish-presidentes, Vjosa Osmani, ku thuhet se faqja është zyrtare e Presidentes së gjashtë të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu. Ky detaj ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, pasi ndryshimi i emrit nuk është shoqëruar plotësisht me përditësimin e përmbajtjes përshkruese.

Kujtojmë se Vjosa Osmanit i ka përfunduar zyrtarisht dje mandati 5 vjeçar si Presidente e Kosovës, ku me këtë rast sipas Kushtetutës detyrën ia kaloi kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut.  Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrë Osmani u shpreh e lumtur që pas saj pozitën ndonëse përkohësisht do ta ushtroj sërish një grua.

“Ju dëshiroj mirëseardhje, nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ka qenë dëshirë e imja që kurdo që dalë nga kjo zyrë ta lë një grua prapa. Kjo dëshirë po më realizohet”, i tha Osmani Haxhiut./Telegrafi/