Aliu: Klinika e Gjinekologjisë është simbol i jetës së re
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski, sot vizituan Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ku është realizuar rinovimi i disa hapësirave që çdo ditë shfrytëzohen nga mijëra paciente. Investimi i përgjithshëm kap vlerën mbi 34 milionë denarë. “Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës është vendi ku fillojnë […]
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski, sot vizituan Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ku është realizuar rinovimi i disa hapësirave që çdo ditë shfrytëzohen nga mijëra paciente. Investimi i përgjithshëm kap vlerën mbi 34 milionë denarë.
“Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës është vendi ku fillojnë jetë të reja, ku merren vendime të vështira dhe ku besimi në sistemin shëndetësor duhet të jetë absolut. Prandaj çdo investim këtu ka peshë dhe përgjegjësi të veçantë. Nga sipërfaqja e përgjithshme e klinikës, janë rinovuar 2 mijë metra katrorë, përkatësisht i gjithë kati përdhes, i cili përfshin hollin hyrës, pjesën poliklinike me ambulanca, laboratorin HPV, laboratorin biokimik si dhe ambulancën e urgjencës. Kjo do të thotë organizim më të mirë, shërbim më të shpejtë dhe kujdes më cilësor, pikërisht aty ku është më së shumti e nevojshme”,- deklaroi ministri Aliu.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e strehes së re prej 420 metrash katrorë në platonë e Klinikës, e cila mundëson pranimin më të sigurt dhe më dinjitoz të pacienteve që transportohen nga institucione të tjera shëndetësore. Ky investim dëshmon kujdes, siguri dhe respekt për çdo grua që vjen në klinikë në një moment të ndjeshëm.
“Ky investim është realizuar plotësisht me mjete të vetë Klinikës. Kjo flet për menaxhim të përgjegjshëm, vizion dhe përkushtim të udhëheqësisë dhe stafit. Si Ministri e Shëndetësisë, detyra jonë është të krijojmë kushte në të cilat punonjësit shëndetësorë mund të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm, ndërsa pacientët të ndihen të sigurt, të respektuar dhe të përkujdesur”,- përfundoi ministri Aliu.