Ambasadori Meidani: Dialogu ndërfetar është kyç për kohezionin shoqëror

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor me Peshkopin Dede Naum, të cilin e vlerësoi si një personalitet të rrallë dhe frymëzues. “Peshkopi The post Ambasadori Meidani: Dialogu ndërfetar është kyç për kohezionin shoqëror appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 3, 2026 - 19:30
 0
Ambasadori Meidani: Dialogu ndërfetar është kyç për kohezionin shoqëror

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor me Peshkopin Dede Naum, të cilin e vlerësoi si një personalitet të rrallë dhe frymëzues.

“Peshkopi Dede Naum është një figurë e veçantë, erudit me njohuri të thella në histori dhe gjuhë, me një jetë të pasur të mbushur me arritje, pozitivitet dhe angazhim të vazhdueshëm për komunitetin,” u shpreh ambasadori Meidani. Sipas tij, Naum frymëzon me qetësinë, mençurinë dhe tolerancën që mishëron në veprimtarinë e tij shpirtërore dhe shoqërore.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe ndërkomunitar, si dhe për rolin thelbësor që institucionet shpirtërore kanë në forcimin e kohezionit shoqëror. “Në kohët që po jetojmë, mirëkuptimi, respekti dhe empatia janë më të nevojshme se kurrë,” theksoi Meidani.

Ambasadori shqiptar vlerësoi se Peshkopi Dede Naum mbetet shembull i një udhëheqësi që ndërton ura mes njerëzve dhe komuniteteve. “Angazhimi i tij për promovimin e bashkëjetesës dhe vlerave njerëzore është një kontribut i çmuar për shoqërinë në tërësi,” përfundoi Meidani. Gazeta Flaka

The post Ambasadori Meidani: Dialogu ndërfetar është kyç për kohezionin shoqëror appeared first on Flaka, në çdo lajm... .