Ambasada amerikane njofton për takimin Kurti-Prattipati: U diskutua partneriteti dhe prioritetet për paqe e stabilitet në rajon
Ambasada amerikane ka njoftuar për takimin e kryeministrit Albin Kurti me të Ngarkuarën me Punë, Anu Prattipati, sot në Kryeministri. Ambasada tha se në takim janë diskutuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa për...


Ambasada amerikane ka njoftuar për takimin e kryeministrit Albin Kurti me të Ngarkuarën me Punë, Anu Prattipati, sot në Kryeministri.
Ambasada tha se në takim janë diskutuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa përmendi edhe bashkëpunimin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si prioritete të përbashkëta.
“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit SHBA–Kosovë, përfshirë forcimin e partneritetit tonë në fushën e tregtisë dhe investimeve, si dhe bashkëpunimin për prioritetet e përbashkëta që mbështesin paqen dhe stabilitetin në rajon”.
Për këtë takim pak më herët njoftoi edhe Zyra e Kryeministrit, e cila tha se Prattipati në këtë takim uroi Kurtin për Qeverinë e re, ndërsa u fol edhe për zhvillimet e fundit aktuale në vend.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.