Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Meidani: Po ndjekim me vëmendje situatën! Diplomacia nuk është një “reality show”
Në lidhje me incidentet e fundit me djegien dhe përdhosjen e flamurit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, përcjell TV21. Meidani thotë se po ndjekin nga afër situatën dhe se po veprojnë në përputhje me praktikën diplomatike. “Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të […]
Në lidhje me incidentet e fundit me djegien dhe përdhosjen e flamurit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, përcjell TV21. Meidani thotë se po ndjekin nga afër situatën dhe se po veprojnë në përputhje me praktikën diplomatike.
“Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike. Diplomacia nuk është një reality show; marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket. Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë”, ka shkruar Meidani.